Viktima Altin Luli dhe pasojat e aksidentit

Kronikë

Shkodër/ Aksidenti me vdekje te kryqëzimi i Bushatit, arrestohen në spital drejtuesi i kamionit dhe shoferja e veturës! U plagosën pas përplasjes (EMRAT)

19 Gusht, 13:14| Përditesimi: 19 Gusht, 14:35

  • Share

Shkodër- Policia e Shkodrës arreston në gjendje spitalore shoferin e kamionit dhe drejtuesen e mjetit tjetër që u përfshinë në aksidentin tragjik të ditës së djeshme (18 gusht), ku humbi jetën një tjetër drejtues, Altin Luli, 47-vjeç, i cili drejtonte një makinë elektrike ‘DYD’.

Të arrestuarit janë Hilmi Shkrelaj dhe Anxhela Hasaj, 63 dhe 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, informon se mes të lënduarve ishin edhe dy fëmijët e shoferes që u arrestua, teksa Policia Rrugore dhe ekspertët vijojnë investigimin për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Për aksidentin në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti”, bëri me dije policia vendore.

Sipas dinamikës, kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga viktima Luli dhe më tej me një mjet tjetër që drejtohej nga gruaja 22-vjeçare.

Për pasojë ndërroi jetë Altin Luli 47 vjeç, shoferi i makinës elektrike prodhim i viteve të fundit BYD. Shkaqet ende po hetohen.

Nga pamjet që Report Tv siguroi pas ngjarjes në Beltojë, pranë kryqëzimit në Kryebushatit, automjeti elektrik thuajse ishte shkatërruar plotësisht, ndërsa kamioni përfundoi i përmbysur në mes të rrugës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?