Në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë me rastin e Ditës Botërore të Kafshëve, ku u përcollën mesazhe për më shumë dashuri e përgjegjësi ndaj miqve me putra. Në këtë aktivitet vullnetarët e strehëzave së qenve ndanë përvojën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Veterineri, Joni Kopliku, u shpreh se ka konstatuar një rritje të vëmendjes dhe informimit të qytetarëve.
Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Veterinar pranë Bashkisë Shkodër, Sokol Malaj, theksoi punën që po bëhet për sterilizimin dhe mikroçipimin e kafshëve, si dhe njoftoi hapjen e një strehe të re, krahas dy ekzistueseve.
Ky aktivitet u shoqërua me një apel të qartë, qytetarët të tregojnë kujdes, dashuri dhe të rrisin numrin e adoptimeve, për t’u dhënë kafshëve jo vetëm strehë, por edhe një familje të vërtetë.
Komente
