Shkodër, ambasadorët marrin pjesë në marshim sensibilizues për parandalimin e kancerit të gjirit

10 Tetor, 16:22| Përditesimi: 10 Tetor, 16:48

  • Share

Në Shkodër u zhvillua një marshim sensibilizues për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit me moton: “Ia vlen të jetosh”! 

Ambasadorët e akredituar në Shqipëri kanë zgjedhur Shkodrën për të dhënë mesazhe sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë.

Nancy Van Horn, e ngarkuara me punë e SHBA-ve dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ndanë me të pranishmit historitë personale të rasteve të të prekurve nga kanceri i gjirit. 

I pranishëm në këtë marshim, Kryetari i Bashkisë Benet Beci i shoqëruar nga bashkëshortja, u ndal tek rëndësia e të qënurit të gjithë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin.  

Kjo ecje simbolizon fuqinë e bashkimit dhe mbështetjen që i japim për ti thënë "Po jetës! Së bashku mund të shpëtojmë jetë".

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?