Shkoder- Policia e Shkodrës arrestoi grupin e shpërndarjes së kokainës që kishin marrë apartamentin me qira për akvitet të paligjshëm kriminal. Ata kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje.
Të arrestuar janë Jeton Velaj, Elvis Ymeri, Denis Dullaj, Arben Doniku, dhe një 17-vjeçar.
Operacioni i koduar “Apartamenti’ u ndërmor si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, informoi policia e Shkodrës më 2 mars 2024.
Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.