Kronikë

Arrestohen dy 'gangsteret' shkodrane, i morën 50 000 lekë një gruaje duke e kanosur

31 Tetor 2019, 10:08| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 10:59

  • Share

SHKODËR- Dy gra janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se me anë të kanosjes i kanë marrë 50 000 lekë një gruaje tjetër.Të arrestuarat janë Ersada Fregjaj 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe Merita Bregu 46 vjeçe, banuese po në Shkodër.

Ata janë arrestuar në saj të operacionit të koduar 'Truma', pasi këta dy persona në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Mbi të arrestuarat do të rëndojë akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?