Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Arrestohet 34 vjeçari akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis

26 Janar, 10:33| Përditesimi: 26 Janar, 10:37

  • Share

Shkoder- Vijojnë hetimet proaktive për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kultivimit të bimëve narkotike të asgjësuara gjatë operacioneve policore në territorin e qarkut Shkodër.

Një 34 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori I kultivimit të 4 miniparcelave bimë narkotike në fshatin Lotaj.

I arrestuar është 34 vjeçari Kol Uka

"Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është  autor i dyshuar i kultivimi të një sasie  bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024" informoi sot policia e Shkodrës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?