Foto ilustruese

Shkodër/ Arrestohet një rumun, i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një adoleshenti! Gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi kanabis (EMRI)

7 Tetor, 12:00| Përditesimi: 7 Tetor, 12:04

  • Share

SHKODËR - Një shtetas rumun është futur në pranga në Shkodër pasi i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18 vjeçari.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Shkodër.

Rumuni Deliver Lounut u vu në pranga nga policia vetëm pak momente më vonë pasi ndodhi ndodhi ngjarja.

Gjatë kontrollit rumunit iu gjet celulari i vjedhur dhe portofoli me 4000 lekë të rinj. Gjithashtu iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua.

'Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i janë gjetur celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?