Shkodër- Policia ka asgjësuar 1233 bimë kanabisi të kultivuara në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel, në Shkodër ndërsa ende nuk dihen autorët
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata'.
Janë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar gjithsej 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis)
Policia ka nisur hetimin për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis', thuhet në njoftim.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Komente
