Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis! I zbuloi helikopteri

27 Qershor, 18:58| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:25

  • Share

Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një megaoperacion për pastrimin e terrenit nga parcelat me kanabis duke asgjësuar 13 194  fidanë e bimë kanabis.

Kjo fazë e megaoperacionit u zhvillua në zona me terren të vështirë ku ndërhyrja e forcave të Policisë u krye nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Operacioni nga ajri dhe toka do vijojë.

Gjatë kësaj faze u angazhuan 80 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?