Kronikë

Shkodër/ Asgjësohen 4 mijë bimë kanabisi, kultivuesit në arrati! Nën hetim 5 kryetarë (VIDEO)

13 Tetor, 09:11| Përditesimi: 13 Tetor, 09:52

  • Share

Shkodër- Pesë kryetarë fshatrash të qarkut Shkodër do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre pasi policia zbuloi 4 mijë bimë kanabisi dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

Nga pamjet e siguruara nga blutë shihet se bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, vijojnë me intensitet kontrollet në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:

-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;

-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe "Moskallëzimi i krimit”, për  kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K..

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?