Shkodër-Janë sekuestruar 5638 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis.
Uniformat blu po vijojnë punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
Në territorin e njësisë administrative Pult dhe Velipojë, Shalë, Postribë dhe unfiormat blu asgjësuan 5416 bimë dhe fidanë kanabis;
Në Malësinë e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 160 bimë kanabis;
Në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 62 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve.