Shkodër/ Asgjësohen 1679 bimë kanabis, në pranga një person, në kërkim 17-vjeçari

3 Korrik, 13:56| Përditesimi: 3 Korrik, 14:01

  • Share

Policia e Shkodrës vijon kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Janë asgjësuar 1679 bimë cannabisi, informoi sot policia.

Në pranga ka rënë Gjon Marashi, banues në fshatin Gimaj. Ndërkohë po vijon puna për kapjen e 17 vjeçarit.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Statcionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gjon Marashi, banues në fshatin Gimaj;

Në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi u krye në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?