Shkodër- Policia e Shkodrës ka asgjësuar 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut.
Më konkretisht në Kastrat dhe Shkrel, në zonën e Malësisë e Madhe, u zbuluan 22 422 bimë kanabis, ndërsa në në Temal dhe Shllak të Vaut të Dejës, u asgjësuan 2 409 bimë.
Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë. Asnjë prej kultivuesve nuk u arrestua, por në hetim në gjendje të lirë u morën 8 kryepleqë të fshatrave Pecaj, Ura e Shtrenjtë, Ndrejaj, Nicaj, Mollë, Bzhetë, Ducaj dhe Lohë e Sipërme dhe 2 roje mjedisi.
Ata dyshohet se kanë lejuar apo nuk kanë raportuar kultivimin e bimëve narkotike në zonat që mbulojnë. Forcat e rendit janë mbështetur edhe nga dronë dhe teknologji për zbulimin nga ajri, ndërsa në operacionin e fundit, për shkak të terrenit të vështirë u përdor helikopteri.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
D. V., kryetar i fshatit Pecaj
R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj
L. M., kryetar i fshatit Nicaj
Gj. K., kryetar i fshatit Mollë
L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
P. I., kryetar i fshatit Bzhetë
Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj
M. Ç., roje pyjesh
M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Komente

Në malësi të madh nuk janë mbjellë 22 mijë rrënjëb kallomoq në kohëve të kooperativës... komisariati duhet urgjentisht të shkrihet..
Përgjigju