Shkodër/ Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari! I sekuestrohet edhe municion luftarak

22 Shtator, 11:27| Përditesimi: 22 Shtator, 12:22

  • Share

Policia e Shkodrës ka asgjësuar ditën e sotme në fshatin Xhan njësia administrative Pult, në Shkodër, rreth 390 bimë kanabisi shumica në proces tharje.

Policia njofton se ka arrestuar një 46-vjeçar, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike, ndërsa i është sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

“Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis", njoftoi policia. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?