Sociale

Shkodër/ Banorët e Kullajve dhe Dragoçit protestë për rrugën: Punimet pa cilësi, s’kalojnë dy makina

17 Mars, 16:24| Përditesimi: 17 Mars, 17:31

  • Share

Banorët e fshatrave Kullaj dhe Dragoç, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës protestuan për rrugën, sepse sipas tyre investimi i nisur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër nuk plotëson standardet.

“Ne duam që rruga të bëhet e gjerë 4 metra dhe të ketë dy korsi. Po e bëjnë shumë ngushtë, nuk ndërrohen dy makina. Nuk duam të hidhet asfalt e të shpenzohen fondet por duam që investimi të bëhet sipas standardeve, të kryhet zgjerimi i rrugës ekzistuese”, thanë ata.

Banorët patën një ballafaqim me administratorin e Njësisë Postribe i cili tha se në këtë zonë po bëhet vetëm riasfaltim i rrugëve rurale dhe nga kontaktet me inxhineret e firmes, gjithçka po behet brenda rregullave.

“Projekti është vetëm për riasfaltim jo për zgjerim të trasesë”, tha Avenir Çela, Administrator i Postribës.

Me një fond 150 mln lekë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit po kryhet asfaltimi i 24 rrugëve në fshatrat e Bashkisë së Shkodrës, pjesë e së cilës janë dhe dy fshatrat Kullaj dhe Dragoç.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?