Shkodër, banorët e Postribës në protestë: Uji i pijshëm është i ndodhur nga shpërthimet në gurore

11 Janar, 09:15| Përditesimi: 11 Janar, 15:19

  • Share

Banorët e Postribës i janë rikthyer protestave për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm dhe shpërthimeve nga gurorja.

Ato kanë bllokuar për disa minuta rrugën para shkollës ‘Adem Haxhia’ ndërkohë që kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.

Kjo nuk është protesta e parë ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimet janë rikthyer sërish duke qenë rrezik për banesat e tyre dhe dëmtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm.

Disa muaj më parë ato kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.

Ato paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Qe prej vitit 2017, banorët e Postribës kanë ngritur zërin por asnjë institucion nuk ka reaguar, ndaj paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat deri në ndalimin e punës në gurore.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 11/01/2024 09:20

    keni te drejte o njerez,,po ku ka shtet aty...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?