PUKË– Një barakë në fshatin Mesul të Njësisë Administrative Gjegjan është djegur plotësisht këtë të hënë.
Një pjesë e barakës përdorej si kuzhinë veriore nga të zotët, ndërsa pjesa tjetër si stallë, brenda së cilës ishin një lopë dhe dy dhi, të cilat janë djegur nga flakët.
Falë ndërhyres së forcave zjarrfikëse flakët u shuan pa u zgjeruar në zonën përreth, duke shpëtuar kështu 2 banesa ngjitur barakës.
Komento
Komente
