Shkodër/ Bie masivi i dheut në rrugën e Dukagjinit, humb jetën drejtuesi i ekskavatorit që po punonte (VIDEO)

12 Tetor 2023, 16:17| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 17:13

  • Share

SHKODËR- Drejtuesi i ekskavatorit të një firme që po punonte në rrugën e Dukagjinit, në aksin rrugor Prekal-Kir, ka ndërruar jetë pasi është shembur masivi i dheut, teksa po punonte.

Si pasojë e rënies së masivit të dheut dhe gurëve, ekskavatori ka rënë në greminë dhe për fat të keq ka humbur jetën Zef Përndreu, 56-vjeç, banues në fshatin Stajkë në Vaun e Dejës.

‘Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Zef Perndreu, 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës.

Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

Prej më shumë se një muaji, ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, e cila do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë Dukagjinin dhe veriun e Shqipërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?