Shkodër-Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.
Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.
Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke lënë pas dhe djalin e vogël. Ai është shprehur se ka kontaktuar dhe familjarët e saj, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë informacion se ku Klaudia mund të ndodhet dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë më për të.
'Kam një hall sepse më ka ikur gruaja dhe më ka marr edhe djalin. Tek policia nuk kam gjetur zgjedhje, kërkoj që të më gjeni atë djal sepse nuk e di a ka mund me e shit, se di ku ndodhet. Shteti kam bërë denoncim dhe askush nuk më përgjigjet, askush s’më ka dhënë përgjigje. E kam mbajtur 3 muaj djalin dhe ka ikur në Itali dhe ma ka lënë në rrugë të madhe. Për atë djal jap jetën, dua vetëm djalin dhe jo gruan.
I kam kontaktuar të gjithë dhe nuk kam gjetur asnjë rrugë zgjidhje. Më kanë kërcënuar dhe më ka dhënë nuk ke punë me mua je pisanjos, je legen. Probleme kemi pasur, por konflikte të dobëta. Atë e ka nxjerr jashtë edhe familja e vet dhe se ka përkrahjen e familjes së vet. Ajo ka dy vajza në Itali dhe unë se dija. Ajo ka qenë e martuar 3 herë dhe unë e dija për 1 herë. Unë jam prishur edhe me familjen time. Unë kam dyshime se e ka gënjyer dikush dhe e ka marr, unë dua djalin nuk dua ta di se ku ka ikur ajo. Telefoni i ka dal i fikur', tha ai.
Gjovalin Mikaj kërkon që të gjendet djali dhe se të sigurohet që ai është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.
Klaudia Hiluku, Gjovalin Mikaj
Komente
