Kultura

Shkodër/ Çelet ekspozita ‘Rrugëtime të papritura të jetës’ me portretet e ish-të burgosurve politikë

22 Maj, 16:57| Përditesimi: 22 Maj, 17:04

  • Share

Në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër është hapur ekspozita me 40 portrete të ish- të burgosurve politikë gjatë diktaturës.

Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” është një udhëtim në kohë dhe një moment i rëndësishëm reflektimi mbi të shkuarën tonë të dhimbshme. Në portretet e njerëzve të fotografuar dallohen emocionet e tyre, ndjenjat apo dhe shenjat e një diktature, e cila shënoi përjetësisht gjendjen e tyre shpirtërore.

Ish-të përndjekurit politikë, tregojnë vuajtjet nga regjimi komunist.

“Kam qenë në burgun e Tepelenës e më pas në Lushnje. Kam jetu me 400 gr bukë misri. Janë dhembje që nuk rrëfehen dot, e kam ende në zemër se kam vuajtur shumë”, tha Leze Ndrejaj.

Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” përkujton 21 Majin e vitit 1973, kur të burgosurit e Spaçit, të lodhur nga puna e rëndë, ushqimi i pakët, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja shpërthyen në revoltë masive e cila zgjati tre ditë. Asokohe u artikulua për herë të parë thirrja "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!"

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?