Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona, mes tyre një egjiptian! Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false

18 Dhjetor 2021, 15:48| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 15:51

  • Share

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 39-vjeçar nga Egjipti, është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit pasi ka tentuar të urdhëtojë drejt Belgjikës me kartë identiteti spanjolle të falsifikuar.

Një 35-vjeçar është prangosur pasi i ka grabitur portofolin me dhunë një personi tjetër dhe ishte shpallur në kërkim, ndërsa një 21-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka futur sende të paligjshme në burg dhe është dënuar me 2 vite.

Sakaq, një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. M., 39 vjeç, nga  Egjipti. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Belgjikës, me kartë identiteti spanjolle të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Shkodër u bë ndalimi për veprën penale “Vjedhja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”,  i shtetasit  B. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim  pasi më datë 13.12.2021, ka ka goditur dhe i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin shtetasit K. N.

Gjithashtu po nga Seksioni për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e  Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 21 vjeç banues në Shkodër.  Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me dy vite burg për veprën penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP".

Nga Seksioni  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e  Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 47 vjeç,  banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?