Foto ilustruese

Shkodër/ Dhunoi policin sa i shkaktoi paaftësi në punë, 3 muaj në birucë për Mikel Thanin (DOKUMENTI)

13 Korrik 2020, 14:42| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 16:18

  • Share

TIRANË- Bëri për spital policin e burgut të Shkodrës ku qëndron i izoluar si person me rrezikshmëri shoqërore, gjykata urdhëron izolimin e Mikel Thanit.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në Shkodër ku pasditen e 7 korrikut 2020 Thani pasi ka ndjekur lëvizjet e gardianit Gëzim Rahi e ka sulmuar këtë të fundit.

Nga ekspertiza mjekoligjore Rahi ka 5 qepje dhe dëmtime të rënda ç'ka i kanë shkaktuar paaftësi për punë ndërsa kreu i burgjeve Agim Ismaili ka urdhëruar izolimin në biruc të të dënuarit Thani për tre muaj.

Thani rezulton se në burg qëndron për tre plagosje mes tyre dhe të një fëmije 12 vjecar pasi në 2015 atij iu refuzua fejesa me një vajzë dhe ai plagosi familjarët e saj me armë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 13/07/2020 22:25

    Futini gaz ne biruce dhe nxirreni te kalbur nga aty....beni ca shembuj dhe shikoni si behen gjith lepuj kto te fortet.Kto bejnbte fortin sepse e din qe polici nuk ka mbrojtje nga shteti dhe shteti ka frik nga krimineli

    Përgjigju
  • protestuesi: 13/07/2020 19:18

    pse mos ti beni nji gjilpere ketyre tipave qe kur te dalin me siguri qe do kthehen prap aty se nuk jane njerez? esht psikopat e do beje ndonje gje me te madhe prandaj duhet te hyje ne veprim ligji i pa shkruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?