Shkodër- Dy makina janë djegur ndërsa 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.
Makinat "Benz" dhe "BMË" që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ndërsa është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës sëe shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Në një njoftim të dytë mëngjesin e sotëm policia informoi se ishte identifikuar njëri prej autorëve të hedhjes së lëndës plasëse pranë derës së banesës së Robert Gerës
Ai është shtetasi L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Një nga pistat e hetimit për hedhjen e lëndës plasëse është dhe ajo për të përfituar azil jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.