Zjarrëfikëset Shkodër

Kronikë

Shkodër/ Digjen 3 automjete dhe një zyrë pune në pronësi të një 32-vjeçari

17 Maj, 11:18| Përditesimi: 17 Maj, 11:20

  • Share

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

Mësohet se rreth orës 05:50, ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh, në pronësi të L. P., 32 vjeç. Si pasojë e flakëve janë djegur plotësisht tre automjete si edhe një zyrë pune që ndodhej në të njëjtin ambient.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?