Shkodër/ Flakët përpijnë 4 shtëpi, banorja: Na ka djegur jetën

26 Qershor, 08:19| Përditesimi: 26 Qershor, 14:45

  • Share

Katër banesa u dogjën në lagjen ‘Skënderbeg’ të Shkodrës rreth orës 1 pas mesnate. Flakët nisën në banesën 2-katëshe në pronësi të Lind Todaj, më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3 shtëpitë ngjitur, njëra prej tyre e pa banuar. Banoret kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur në mes të 4 rrugëve.

‘Fle tek një plakë që e mbaj. Veç kur më kanë lajmëruar në 01:30 se është duke u djegur shtëpia. Deri në tre të natës duke salduar rrinë. I ka plas ndonjë oksigjen atje, kanë ikur dritat menjëherë. Flaka e zjarrit na ka djegur shtëpinë, na ka djegur jetën. As pesë minuta nuk kanë vonuar zjarrfikëset’, tha Luçie Kola një nga pronaret e dëmtuara.

Tete anëtarë të këtyre familje kanë mebtur pa strehë dhe kërkojnë ndihmë nga shteti. Shkaku i zjarrit në banesën e familjes Todaj që më pas u përhap dhe tek të tjerat ende nuk dihet. Policia zyrtarisht tha se dyshohet për ngjarje aksidentale me dëme të mëdha materiale. Katër zjarrfikëse punuan rreth 3 orë gjatë natës për të shuar flakët. Ky është zjarri i dytë i madh në Shkodër brenda një kohë të shkuar. Më 14 qershor u  dogj tregu i rrobave të përdorura e bashkë me të dhe 5 banesa.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?