Politikë

Shkodër, digjen gjatë natës materialet zgjedhore në fshatin Prekal të Postribës (VIDEO)

30 Qershor 2019, 12:23| Përditesimi: 30 Qershor 2019, 13:13

  • Share

Digjen materialet zgjedhore në fshatin Prekal të njësisë administrative Postribë në krahinën e Dukagjinit në Shkodër. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje kur persona të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në shkollën e fshatit dhe kanë djegur të gjitha materialet zgjedhore.

Sipas informacioneve të para ende nuk ka asnjë person të shoqëruar nga policia. Për shkak të djegies së materialeve zgjedhore në qendrën e votimit të fshatit Prekal nuk është mundësuar zhvillimi i procesit zgjedhor. Kjo është një nga gjashtë qendrat e votimit të Shkodrës ku nuk ka filluar procesi zgjedhor.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mond: 30/06/2019 13:34

    U djegshi dhe vete ashtu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?