Mjeti i djegur

Shkodër/ Digjet një mjet në fshatin Levozhë, në pronësi të një kompanie minerare

26 Tetor, 13:30| Përditesimi: 26 Tetor, 16:11

  • Share

Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Levozhë, të njësisë administrative Iballe në bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Mjeti tip fiat panda rezulton të jete në pronësi të një kompanie minerare me administrator shtetasin Leke Bicuku, i cili rezulton që të ishte dhe përdorues i këtij mjeti.

Përkundër dyshimeve të drejtuesit të mjetit policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e zjarrit teksa historiku i kompanisë në fjalë karakterizohet që prej fillimit të aktivitetit në këtë zonë me disa konflikte me banorë të zonës. 

Por, përkundër kësaj policia nuk jep ende një version zyrtar, teksa po hetohet dhe mbi mosfunksionimin e një serveri të kamerave të kësaj kompanie, çfarë ka zgjeruar pistat e hetimit dhe pikëpyetjet lidhur me djegien e automjetit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?