SHKODËR- Punonjësit e bashkisë Shkodër janë kapur duke transportuar qese me ushqime të ndryshme. Dy punonjës të Bashkisë janë shoqëruar nga Policia, pasi janë kapur me 50 pako me ushqime në një furgon. Dyshohet se këto pako me ushqime po përdoreshin për fushatën elektorale.
Policia ka ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shoferi Petrit Dyli, 49 vjeç dhe pasagjer Mëhill Volaj, 63 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme. Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Petrit Dyli dhe Mëhill Volaj (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me Ergys Ivziku, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast. Bashkia Shkodër aktualisht është nën drejtimin e kryebashkiakut Bardh Sphia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Nuk e merr dot kurr voten e pd ne Shkoder o edvin veshgjati. As ti as bajrat as tome llumi asnje komunisti e bijte e tyre. Te fala elises se doganave
PërgjigjuRroftë Grupi Komonist i Shkodrës!
Komunistin e ke politikan dhe drejtues te opozites qe eshte bere lesh e li,bashkepuntor me kandidatin e himares,qe do te helenizoj himaren dhe jugun e shqiperise Mos u mer me komunistet,e lan pushtetin ne vitet 90,meru me komunistin me te rezikshem qe ne kohen e sotme quhet sntikomunist.tung dhe dalshim fitues ne gjithe shqiperine.
Po mundohen me cdo kusht te blejn votat e familjeve ne nevoj qe kriminelet Salike floriri ta mbajn Shkodren si bastion.Humbja e Shkodres do ishte goditja me e fort qe marrin kto dy kriminel dhe uroj qe te ndodhi,qe gjith te votojn Benetin dhe ti tregojn ktyre dy plerave qe koha e tyre ka mbaruar.Policia mos ti lejoj te manipulojn voten kto plera
Përgjigju