Foto ilustruese

Sociale

Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Velipojë të Shkodrës dhe Ulqin! Mbrojtja Civile: Forca 4,1 ballë, nuk ka dëme! Lëkundjet ndjehen në Lezhë dhe Pukë

24 Janar, 14:56| Përditesimi: 24 Janar, 16:33

  • Share

Shkodër- Dy tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar pranë Shkodrës, me epiqendër në Bushat dhe Ulqin, pasditen e sotme (24 Janar).

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjen janë regjistruar në orën 14:39:00, me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

“Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës”, bëhet me dije nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, që i referohet të dhënave të IGJ.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Pukë dhe Lezhë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonave përreth, por situata duket e qetë. Autoritetet po monitorojnë zhvillimet për çdo rast të mundshëm. 

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

Njoftimi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile

G.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?