Foto ilustruese

Shkodër/ E rëndë në fshatin Obot, 18 vjeçarin e merr lumi Buna! Gjendet pajetë nga shërbimet e policisë

3 Shtator, 16:36| Përditesimi: 3 Shtator, 16:42

  • Share

SHKODËR - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Obot të Shkodrës, teksa një 18 vjeçar është mbytur duke u larë në lumin Buna.

Sipas policisë, dyshohet se 18 vjeçarin Remzi Duli e ka marrë rrjedhja e lumit dhe për pasojë është mbytur.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë nisën kërkimet përgjatë lumit, ku gjetën trupin e pajetë të 18 vjeçarit.

'Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur. 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?