Kronikë

Shkodër/ Eksploziv makinës së 37 vjeçarit, hetohet pista e basteve sportive

31 Janar, 11:19| Përditesimi: 31 Janar, 11:22

  • Share

Një nga pistat e hetimit për eksplozivin në makinën e Alban Bushatit janë bastet sportive të paligjshme.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen e njohur si "Rus". 

Gazetari I Report Tv,Ergys Kavaja informon se grupi hetimor ka marrë në pyetje 37 vjeçarin I cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Por rezulton se Bushati është person i skeduar për veprën penale të basteve sportive të paligjshme dhe po hetohet në gjëndje të lirë për këtë vepër. Për këtë arsye policia ka përqëndruar hetimet tek konfliktet për bastet sportive.
 


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Shpërthim tritoli në lagjen 'Rus', hidhet në erë makina e parkuar! Merret në pyetje pronari i mjetit, hetohet për baste sportive (EMRI)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?