Shkodër, ekspozitë me foto të rralla të Kolë Idromenos! I përfshirë edhe libri për jetën e punën e piktorit të shquar

28 Nëntor 2022, 18:13| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 18:21

  • Share

“Dritëshkronja e Kolës”, është ekspozita me mbi 20 fotografi të rralla dedikuar figurës shumë dimensionale të arkitektit, fotografit dhe piktorit shkodran Kolë Idromeno ,që u çel në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Muzeun Historik të Shkodrës.

Ruajtur në arkivin e muzeut “Oso Kuka” fotografitë e shkrepura nga vetë artisti shkodran ekspozohen për herë të parë për publikun dhe i përkasin viteve 1900-1923.

“Me rastin e 110 vjetorit të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë Muzeu Historik Shkodër, sjellim një figurë siç është Kolë Idromeno, një figurë e një artisti të madhe një shkodrani e një patrioti të madh. Sjellim një ekspozitë me fotografi “Dritëshkronja e Kolës” më shumë se 20 fotografi që nuk janë parë kurrë dhe publiku nuk i njeh, U desh shumë punë për të sjellë këtë ekspozitë”, tha Amila Gjyrezi. 

Për kuratorin e ekspozitës Emanuel Palushaj projekti ka nisur 3 vite më parë por ajo që ka qenë e vështirë është zbulimi i autorësisë së fotogravive që ruheshin në arkivin e muzeut.

“Kjo ekspozitë nisi si mendim në fakt që në vitin 2019. Gjatë kërkimit ne arkivine  muzeut kishim disa negative që në atë momënt nuk ksihim një autorësi. E vetmja indicie që unë pata në fillim është se shoqëruar bashkë me to ishte vetëm një foto e printuar me logon dhe vulën e Kolë Idromenos”, tha Emanuel Palushaj, kurator i ekspozitës.

Veç ekspozitës fotografike u promovua dhe libri "Kolë Idromeno, themeluesi i artit realist shqiptar" i studiueses së artit Eleni Laperi.

“Kur del një fakt i ri ndryshon dhe historia. Për Kolë Idromenën kam gjetur gjëra të reja që nuk janë thënë deri tani, interpretime të reja për veprat e tij, për rëndësinë që kanë këto vepra për artin dhe kulturën tonë”, tha Eleni Laperi, studiuese e Artit.

Nikoll Idromeno është piktori dhe artisti rilindas që me artin e tij unik hodhi bazat e para të artit pamor shqiptar. Ai lindi në 15 Gusht 1860 dhe ndërroi jetë në dhjetor të 1939 në qytetin e tij të lindjes në Shkodër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?