Shkodër- Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në lagjen "Qemal Stafa". Burime zyrtare shpjeguan nga hetimet paraprake se “brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në sedilen e pasagjerit, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç”.
Policia gjithashtu sqaron se nga veprimet e para dhe këqyrja e kryer, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Gjithsesi grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, marrjen e dëshmive dhe zbardhjen e shkaqeve pas ekspertimit mjeko-ligjor.
Komente
