Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ Goditën me sende të forta dhe thikë 42-vjeçarin pas një sherri, pranga dy vëllezerve

1 Gusht, 11:01| Përditesimi: 1 Gusht, 11:02

  • Share

Shkodër- Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pas goditën me sende të forta dhe thikë një 42-vjeçar pas një sherri.

Ngjarja është shënuar një ditë më parë (31 korrik) në lagjen “Tre Heronjtë”.

Thika u sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë edhe një 25-vjeçar ra në pranga pasi dyshohet se një natë më parë goditi me thikë një 28-vjeçar në në fshatin Nderlysaj, Theth.

Dy të lënduarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 

-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?