Shkodër/ Hajdutët vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik në ujësjellësin e Bërdicës, mbesin pa ujë 4 mijë banorë

24 Mars, 14:27| Përditesimi: 24 Mars, 14:56

  • Share

SHKODËR - Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të bashkisë Shkodër. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.

Inxhinieri Pema ka një apel për gjithë banorët e kësaj zone por edhe për gjithë të tjerët që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave duke qenë se ky është një rast i përsëritur. Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me policinë e shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?