Foto ilustruese

Velipojë e Spille 2 të mbytur, pësuan atak kardiak kur u futën në det

24 Qershor, 15:37| Përditesimi: 24 Qershor, 17:37

  • Share

Një 70-vjeçar dhe një 66-vjeçar kanë pësuar atak kardiak ditën e sotme duke humbur jetën, në plazhin e Spillesë dhe Velipojës. 

Trupi i 70-vjeçarit, në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

“Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë. 

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Ndërsa më herët, një 66 vjeçar humbi jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë, në Durrës.  

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?