Foto ilustruese

Shkodër/ U largua dje nga banesa, gjendet i pajetë në kanal një 47-vjeçar (EMRI)

11 Janar 2021, 14:10| Përditesimi: 11 Janar 2021, 14:52

  • Share

SHKODËR- Një 47-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal në Shkodër. 

Viktima është identifikuar si Median Uraj. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja mëson se Uraj ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.

Sipas policisë dyshohet se 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

"Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?