SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër, ku një 61-vjeçare ka humbur jetën teksa po punonte në landfillin e qytetit.
Mësohet se viktima është një 61-vjeçare e identifikuar si Katrine Binaku, e cila është zënë nga makineritë teksa po kryente diferencimin e mbetjeve urbane.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa priten më shumë detaje në vijim.
Komento