Kronikë

Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari

24 Janar, 09:42| Përditesimi: 24 Janar, 09:50

  • Share

SHKODER- Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia, më qëllim ekstradimin në Itali, pasi është akuzuar për trafikim narkotikësh në këtë shtet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë vënë në pranga në fshatin Stom Golem, 54 vjeçarin me inicialet A. Sh, banues në fshatin Hot i Ri. 

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve’, njoftoi sot policia.    

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.   

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?