Shkodër/ I dehur, lëvizte me armë pa leje, në pranga 38-vjeçari! Tentoi t'i ikte policisë

8 Qershor, 11:17| Përditesimi: 8 Qershor, 11:55

  • Share

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

I identifikuari me inicialet P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë "në gjendje të dehur nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet" ,informoi sot policia.

Sipas kontrolleve të kryera policia, sekuestroi armën e zjarrit, një automjet dhe një celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për hetime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?