Shkodër- Një aksident është shënuar paraditen e sotme në fshatin Muriqan.
Një 16-vjeçar teksa humbi kontrollin e motorit, përplasi një 76-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Pas përplasjes 76-vjeçari u transportua për në spitalin e Shkodrës.
“Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
