Foto arkivë

Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital

4 Gusht, 12:36| Përditesimi: 4 Gusht, 12:44

  • Share

Shkodër- Një aksident dramatik u regjistrua rreth mesditës së sotme në rrethin e Shkodrës.

Një drejtues i moshuar humbi kontrollin e motorit të tij, duke dalë nga rruga dhe plagosur. Policia vendore konfirmoi lajmin dhe nisi hetimet me ekspertët e Rrugores, teksa i dëmtuari u dërgua në spital.

“Rreth orës 11:35, në aksin rrugor Velipojë-Rrjoll, shtetasi K. M., 72 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, nëse ishte pakujdesia apo faktorët shëndetësorë që çuan në këtë aksident dramatik.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?