Shkodër-Një 41- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi pas një konflikt ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij në Dobraç.
Policia arrestoi në flagrancë Sirjan Jahjan, i cili ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sirjan Jahja ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente
