SHKODËR-Një 20- vjeçar dhe dy të mitur janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi i vodhën çantën me para dhe sende personale një klienti në një berberhane.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa kallëzimi është bërë nga pronari i berberhanes, i cili ka deklaruar se 3 persona i kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale një klienti të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit një 20- vjeçar dhe dy 17- vjeçar.
‘Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë. Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën
Komente
