Shkodër- IKMT nis aksion në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia bllokon zonën, pritet shembja e ndërtimeve pa leje.
Policia e Ndërtimit dhe Policia e Rendit kanë ndërmarrë sot (10 Shkurt) një aksion pranë brigjeve të lumit Drin, tek ‘Ura e Bahçallëkut’.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, informon se forcat e rendit kanë bllokuar zonën, ndërsa pritet nisja e procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje.
Banorët dhe bizneset e zonës janë në pritje të vendimeve për fatin e objekteve të tyre. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi aksionin.
Komente

I.K.M.T DUHET GJOBITUR SE PUNON ME HOPE,,,KUR DUHET QE FADROMAT E SAJ TE PUNOJNE 24 ORE NE TIRANE,,DURRES,SHKODER,,E KUDO....
Përgjigju