Shkodër-Një 75-vjeçar nga fshati Prekal i Shkodrës është vendosur në pranga pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje dhe 2.63 kg kanabis sativa.
Lënda narkotike, arma e zjarrit pushkë dhe municioni luftarak, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi i i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar 'Prekal'.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri dhë lëndë narkotike, në banesë, organizuan operacionin policor të koduar “Prekal”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg kanabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.