Policia e Shkodrës

Kronikë

Shkodër/ Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet 19-vjeçari që ishte në kërkim! U ushtruan kontrolle me vendim të GJKKO (EMRI)

11 Qershor, 08:14| Përditesimi: 11 Qershor, 08:22

  • Share

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim për shkak se mbante armë.

Në pranga ka rënë Agostin Gjeloshi. Policia thotë se me datë 30 maj, në zbatim të vendimit të GJKKO, ushtroi kontrolle në një automjet në Kir, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikovë, të cilat dyshohet se i posedonte i riu.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.”, njoftoi policia.   

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?