Kronikë

Shkodër/ Kërcënonte gruan me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari me pistoletë me silenciator

11 Nëntor 2019, 11:32| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 11:34

  • Share

SHKODËR- Është vënë në pranga një 53-vjeçar i cili ushtronte dhunë  psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri. Ai është R. Sh, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër. Po ashtu këtij 53-vjeçari i është sekuestruar edhe arma pistoletë me të cilën kërcënonte bashkëshorten së bashku me një silenciator.

Arrestimi i këtij personi ka ardhur nga forcat e Posaçme "Shqiponjat". Ai do të përballet me akuzat për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?