Kronikë

Shkodër, kërkohet gjetja e vendvarrimeve të të zhdukurve në komunizëm! I pranishëm në aktivitet ambasadori i OSBE, Del Monaco

29 Maj 2021, 09:22| Përditesimi: 29 Maj 2021, 09:31

  • Share

Janë me qindra persona të vrarë e të zhdukur gjatë komunizmit të cilëve nuk u dihet varri dhe familjarët kanë kaluar një kalvar dhimbjesh dhe përpjekjesh për gjetjen e eshtrave të tyre.

Pikërisht mbi këtë temë ne muzën e Shkodrës, u mbajt një konferencë mbi adresimin e çështjeve të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste. E pranishme në këtë takim, Gentiana Sula, Kryetarja e Autoritetit të hapjes së dosjeve të komunizmit kërkoi angazhimin ë të gjitha strukturave në gjetjen e eshtrave të personave të vrarë gjatë regjimit komunist.

Kryetarja e Bashkise Shkodër u shpreh e gatshme për të ndihmuar me strukturat vendore për gjetjen e eshtrave dhe ruajtjen e kujtesës historike.

Ndërkohë që i Kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri, deklaroi se çështje të tilla duhen marrë më shumë seriozitet dhe veprime konkrete që më pas të flitet për një Shqipëri të fortë dhe demokratike.

"Ashtu siç pata mundësi të them gjatë kësaj konference, në këtë vend që është një vend kujtese, si qenie njerëzore ne nuk mundemi kurrë të lëmë pas dore këtë fyerje që i është bërë qenies njerëzore dhe t'i mohojmë një varrosje të denjë. Ne jemi mbështetës të drejtësisë tranzitore që përshtatet edhe me titullin e aktivitetit të sotëm "Drejtësi dhe Pajtim". Kjo na bën të reflektojmë pozitivisht mbi pjekurinë e demokracisë shqiptare. Qëllimi është pikërisht ky: Të bëhet diçka në shenje pajtimi që të kemi një Shqipëri gjithmonë më të vetëdijshme dhe gjithnjë më të fortë për të përballuar sfidat e kohës", tha Del Monaco.

Në këtë takim u paraqit një ekspozitë e cila kishte në fokus historinë njerëzore dhe dramën e të persekutuarve dhe te vrarëve gjatë regjimit komunist.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 29/05/2021 10:43

    O te "perndjekur" leni kockat aty ku jane, ndihmoni te mos hapen ne varre, se perdite po behet nami ne Shkoder; ku kane dore edhe nga shtresa juaj. Se late nam; 30 vjet e s'po gjeni dot emra per 5000 te vraret qe pretendoni. U bete nize e thartuar; boll me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?