Kronikë

Shkodër/ Kishin kultivuar 114 bimë kanabis, në pranga babë e bir (VIDEO)

9 Korrik, 11:37| Përditesimi: 9 Korrik, 11:44

  • Share

Shkodër- Një 62-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishin kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa, në fshatin Drisht.

Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?